Kurti falënderon presidenten e Komisionit Evropian për ndihmën rreth vaksinave

Kurti falënderon presidenten e Komisionit Evropian për ndihmën rreth vaksinave

Kryeministri i Kosovës, gjatë vizitës së tij të parë në Bruksel në krye të mandatit të dytë qeverisës, është takuar edhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të enjten e 29 prillit, njofton Insajderi.

Kurti bëri të ditur se gjatë këtij takimi, ka falënderuar presidenten e Komisionit Evropian për mbështetjen e dhënë me fondin për COVID-19.

Një falënderim ai i bëri edhe për gjendjen socio-ekonomike dhe angazhimin e saj që të ndihmojë Kosovën me sigurimin e sa më shumë vaksinave sa më shpejt të jetë e mundur.

“Kënaqësi të takohem me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. E kam falëndëruar për mbështetjen e dhënë me fondin për COVID-19 dhe gjendjen socio-ekonomike dhe angazhimin e saj që të na ndihmojë me sigurimin e sa më shumë vaksinave sa më shpejt të jetë e mundur. Një qeveri e re në Kosovë e fokusuar në punë dhe drejtësi është një shansë për BE-në që gjithashtu të tregojë se reformat funksionojnë”, ka shkruar Kurti në postimin e tij në Twitter. /Insajderi.com