Kurti falenderon senatoren amerikane për mbështetjen ndaj Kosovës

Kurti falenderon senatoren amerikane për mbështetjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me senatoren amerikane Joni Ernst, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen që Ernst ka dhënë për Kosovën.

Joni Ernst është nënkryetare e Konferencës Republikane të Senatit dhe bashkë-udhëheqëse e Grupit të Senatit për Çështjet Shqiptare.

Kurti nëpërmjet Twitter, tregoi për bisedën që e ka zhvilluar me Ernst, tema që lidhen me ushtrinë profesionale, paqen e stabilitetin.

“E falënderova atë për përkrahjen e vazhdueshme për Forcat tona të Sigurisë, të cilat janë duke u transformuar në një ushtri profesionale, duke punuar në krah me Shtetet e Bashkuara për promovimin e paqes dhe stabilitetit në botë”, ka shkruar Kurti. /Insajderi.com