Kurti flet pas takimit me Osmanin për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale

Kurti flet pas takimit me Osmanin për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar për media pas takimit të zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen gjatë kësaj vjeshte.

Kurti pas këtij takimi tha se ende nuk ka ndonjë datë të caktuar por që zgjedhjet do të mbahen në tetor pa u takuar Presidentja me kryetarët e partive të tjera politike.

“Në 38 komunat e Kosovës, këtë vjeshtë do të ketë zgjedhje që do të jenë të rëndësishme, pasi që edhe qeverisja lokale ndikon shumë në jetën e mirë të qytetarëve tanë. Për ne, sa ma heret aq më mirë, por sikurse viteve të tjera ashtu edhe këtë vit zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor”, tha ai.

I pyetur se kush do të jetë kandidat i LVV-së për Komunën e Prishtinës, Kurti duke mos përmendur asnjë emër tha se ai do të përcaktohet nga Këshilli i Qendrës dhe jo nga kryesia e kësaj partie, por që sipas tij, sigurisht se do të jetë një emër që e duan të gjithë.

“Këshilli i Qendrës e vendos se kush do të përcaktohet madje as kryesia nuk e bën këtë përcaktim. Me siguri që do ta kemi emrin që ne duam dhe i duhet të gjithëve”, shtoi ai.

Edhe në këtë adresim për media, Kurti u pyet lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, për çka tha se takimi që do të zhvillohet midis palëve në Bruksel në mes të këtij muaji, nuk do të jetë takim i procesit të dialogut, por vetëm për t’u njoftuar me atë se çfarë mund të jetë takimi I ardhshëm I dialogut.

“Unë kam takuar dy prej tre kryetarëve të partive opozitare përvec kësaj do ta kemi edhe një diksutim në Kuvend lidhur me gjendjen e deraitanishme se ku ndodhemi në zbatimin e marrëveshjeve të dikurshme. Takimi në Bruksel nuk do të jetë takim i procesit të dialogut, por takim për t’u njoftuar se çfarë mund të jetë takimi i ardhshëm i dialogut”, ka thënë Kurti. /Insajderi.com