Kurti flet si kryeministër, paralajmëron përjashtimin e Thaçit nga dialogu

Kurti flet si kryeministër, paralajmëron përjashtimin e Thaçit nga dialogu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se si kryeministër i Qeverisë së Kosovës do ta udhëheq dialogun me Serbinë dhe se do ta përjashtoi nga ky proces presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Kurti, në një intervistë për Opinion të TV Klan, ka deklaruar se do ta përgatis parime për dialogun me Serbinë.

“Unë jam për dialog parimor, nuk jam në parim kundër dialogut. Mendoj se ky dialog duhet të jetë i ndërtuar mirë e me parime të qarta”, u shpreh Kurti, përcjell Insajderi.

Fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit tha se Thaçi është sjellë si krijues i politikës së jashtme, duke dalë nga përgjegjësitë që presidentit i jep Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

“Unë do ta udhëheq dialogun me Serbinë, jo Presidenti. Ai është sjellur si krijues i politikës së jashtme, ai nuk mund të jetë më krijues i politikës së jashtme”, deklaroi Kurti. /Insajderi.com