Kurti: Gruaja ime i flet vajzës norvegjisht, e unë i flas shqip

Kurti: Gruaja ime i flet vajzës norvegjisht, e unë i flas shqip

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje Albin Kurti ka shpjeguar pse parafushatën e ka bërë me gruan dhe vajzën e tij, për herë të parë.

Ish-kryetari i Vetëvendosjes, në një intervistë me Klan Kosovën, ka thënë se bashkëshortja e tij e përkrah atë “pa kursim”.

“Kësaj radhe në disa prej aktiviteteve që kemi bërë, kemi qenë me bashkëshorten për shkak se ajo dhe vajza ime më mbështesin pa kursim dhe mua më ka ndryshuar jo vetëm statusi por edhe jeta sepse njëherë isha i vetëm, pastaj u shtua familja ime, sepse u martova dhe na lindi vajza”.

Kurti tregoi edhe cila gjuhë flitet në shtëpinë e tij pasi që gruja e kandidatit për kryeministër është norvegjeze.

“Bashkëshortja i flet vajzës norvegjisht unë i flas shqip, e me gruan flas herë shqip e herë anglisht, kështu që vajza ime po i mëson tri gjuhë në të njëjtën kohë”, ka deklaruar ai. /Insajderi.com