Kurti: I mbetet deputetëve që me duart e tyre ta heqin homologimin

Kurti: I mbetet deputetëve që me duart e tyre ta heqin homologimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është radha e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që me duart e tyre ta heqin homologimin.

Qeveria e Kosovës, të premten ka miratuar Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjetet.

Filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit. 12 vjet radhazi kishim monopol në homologimin e automjeteve që pasuronte një oligark duke imponuar barrierë tregtare. Qytetarëve u duhen shërbime të mira e jo detyrime të padrejta”, ka shkruar Kurti.

Partia në pushtet; Lëvizja Vetëvendosje, vazhdimisht ka premtuar se do ta heqin homologimin.

E kanë cilësuar si “detyrrim të padrejtë” në raport me qytetarët për shkak të qëndrimit të këtij subjekti politik ndaj monopolit. /Insajderi.com