Kurti ia kthen letrën Erdoganit dhe Netanyahut

Kurti ia kthen letrën Erdoganit dhe Netanyahut

Fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti, i ka kthyer letrat të cilat ia dërguan presidenti i Turqisë Recep Taip Erdogan dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në asnjërën letër nuk është përmendur lokacioni i ambasadës së Kosovës në Izrael.

Të dy letrat e liderëve ishin publikuar në të njëjtën ditë. Erdogan shprehte gëzim që “Qeveria e Vetëvendosjes” do ta shqyrtonte lokacionin e ambasadës në Izrael, ndërsa Netanyahu ftonte Kurtin në inaugurimin e ambasadës së Kosovës pikërisht në Jerusalem  – lokacion i papranueshëm për Turqinë dhe Bashkimin Evropian.

Por, Kurti në të dy letrat ka theksuar rritjen e bashkëpunimit të Kosovës me të dy vendet.

Në letrën drejtuar presidentit turk, Recep Taip Erdogan – lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, përmendi shqiptarët në Turqi e turqit në Kosovë si një udhë lidhëse e miqësisë.

“Sapo Qeveria të formohet, do të shikoj të thellojmë marrëdhëniet tona përmes një bashkëpunimi të hapur”, shkruhet në letrën e Kurtit drejtuar Erdoganit

Me përpjekje për ta rritur bashkëpunimin e  Kosovës në arenën ndërkombëtare, Kurti i shkroi letër të asaj natyre edhe kryeministrit izraelit.

“Unë e shoh këtë si një mundësi të forcimit të bashkëpunimit tonë politik, ekonomik dhe kulturor. Si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, do të jep i nderuar të adresojë çështjet relevante të komunitetit hebrej dhe trashëgimisë së saj në vendin tonë”. /Insajderi.com