Kurti refuzon edhe ftesën e tretë të presidentit Thaçi

Kurti refuzon edhe ftesën e tretë të presidentit Thaçi

Albin Kurti ka refuzuar ftesën e tretë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me takimin për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë.

Presidenti Thaçi kishte kërkuar përmes një letre takim me kreun e VV-së për  nesër në ora 10:00, në kabinetin e tij.

“Me qëllim të funksionalizimit sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës, si president i Republikës së Kosovës do t’i ndërmarrë të gjitha hapat e përcaktuar në Kushtetutë”, thuhet në ftesën e Thaçit. Presidenti kërkon që në këtë takim konsultativ t’i konfirmohet i propozuari për kryeministër për formimin e qeverisë së Kosovës”, ka thënë VV.

“Por, kreu i Vetëvendosjes kanë refuzuar ftesën, duke propozuar që takimi të mbahet të hënën, më 6 janar, në një orë të përshtatshme”, shkruhet në përgjigjen e Vetëvendosjes. /Insajderi.com