Kurti iu kërkon bashkëatdhetarëve ndihmë financiare për ta luftuar koronavirusin

Kurti iu kërkon bashkëatdhetarëve ndihmë financiare për ta luftuar koronavirusin

Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti, iu ka kërkuar mërgimtarëve që t’a ndihmojnë qeverinë me mjete financiare për ta luftuar koronavirusin, shkruan Insajderi.

Përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebookm, Kurti, ka thënë se kanë hapur një llogari të veçantë për menaxhimin e përhapjes së koronavirusit, pasi që fondin rezervë që është i dedikuar për raste emergjente, e kanë gjetur të zbrazët.

“Qeveria jonë ka hapur një xhirollogari të posaqme dedikuar menaxhimit të pandemisë. Ku të gjitha mjetet do të shkojnë në mbështetje të të gjitha aktiviteteve të Ministrive të cilat kanë nevojë financiare shtesë për ta zvogëluar ndikimin e pandemisë në sektorin e caktuar”, tha Kurti në videon përmes së cilës u kërkon ndihmë mërgimtarëve. /Insajderi.com