Kurti kërkon debat kundër Haradinajt dhe Hotit

Kurti kërkon debat kundër Haradinajt dhe Hotit

I nominuari i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti ka deklaruar se është i domosdoshëm një debat mes tre kandidatëve për kryeministër.

Në një bashkëbisedim me qytetarët përmes rrjetit social Facebook, Kurti ka thënë se është i gatshëm të përballet me Ramush Haradinajn e koalicionit PDK-AAK-NISMA dhe Avdullah Hotin e koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

“Për t’i prezantuar prioritetet tona, është e domosdoshme një debat midis meje dhe dy kandidatëve të tjerë. Kudo që organizohet ai debat, unë jam i gatshëm të marrë pjesë. Ky është një interes për publikun, pasi këto zgjedhje pa debate të këtilla do të ishin shumë të mangëta”, ka deklaruar kandidati i VV-së për kryeministër.

Një debat që ishte paraparë të zhvillohej mes tre kandidatëve kryesorë për kryeministër këtë të premte, ka dështuar pas mospjesëmarrjes së Ramush Haradinajt. /Insajderi.com