
Lëvizja Vetëvendosje po ankohet se dikush nga kundërshtarët politikë, qëllimisht, e ka këputur një kabllo interneti me qëllim që t’ia pamundësojë tubimin e planifikuar në Gjilan.
Tinka Kurti, Zyrtare për media nga ky subjekt politik, ka shkruar në Facebook se këtë e kanë bërë “koalicionet e frikës”.
“Koalicionet e frikës i ka zënë paniku. Dikush e ka prerë kabllon e internetit që siguronte lidhjen për tubimin tonë hapës në Gjilan. Pra, imagjinojeni deri ku ka arritur frika e kundërshtarëve, që as në debate s’po vijnë e tani duan të na pengojnë tubimet”, ka shkruar Kurti.
“Kjo është shkelje e Kodit të Mirësjelljes së Subjekteve Politike, si dhe e rregullave të KQZ. Përveç kësaj është gjest prej humbësish. Ne nuk na ndalin këto vogëlsira. Tubimi ka me qenë madhështor”, ka shkruar më tutje Kurti./Insajderi.com