Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi, e ka shkelur Kushtetutën kur mandatin për kryeministër ia dha Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Se bëhet fjalë për shkelje nuk ka dyshim. Presidenti duhet ta respektojë Kushtetutën dhe jo ta shkruaj atë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media, shkruan Insajderi.
“Nëse ka zbrastira, nuk i shkruan dot ai. Kjo ishte edhe një shkelje, njëra nga të shumtat”.
Kurti ka thënë se ai ende nuk e ka parë letren e Presidentit Thaçi që ia ka çuar LDK-së.
“Nuk e kam pa tekstin me nënshkrim për partinë e dytë. E kam parë në media, por jo letrën.
“Duhet ta shohim letrën dhe mbi çfarë baze është bërë një ofertë e tillë për partinë e dytë”./Insajderi.com/