Kurti “kthehet” në burg për t’a kujtuar ditën e “rrëzimit” të Millosheviq-it

Kurti “kthehet” në burg për t’a kujtuar ditën e “rrëzimit” të Millosheviq-it

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një statusi në rrjetin e tij social, Facebook, është kthyer në kohë, për të kujtuar ditën e 5 tetorit – dita kur u rrëzua regjimi i Slobodan Milosheviq.

“Dëgjoheshin hapat e shpejtuar të gardianëve poshtë e lart. Na e ndalën edhe energjinë elektrike në pavijonin VI të burgut ‘Zabela’ në Pozharevc. Drejtoria nuk dëshironte që ne të dëgjonim radion. Beogradi ishte përfshirë nga demonstrata masive kundër Milosheviqit. Pozharevci ku ne shqiptarët mbaheshim rob lufte ishte vendlindja e tij.

20 vjet më parë, më 5 tetor 2000, u rrëzua Slobodan Millosheviq nga pushteti. Ai ishte përgjegjës për shkaktimin e katër luftërave në ish Jugosllavi, vdekjen e rreth 150 mijë joserbëve, dhe për gjenocidin mbi popullin boshnjak dhe shqiptar”, shkroi fillimisht Kurti, transmeton Insajderi.

Sipas, Kurtit, Miloseviq-it, nuk dëshmoi rënien e regjimit, pasi sipas tij, vetëm fytyrat janë ndërruar, për deri sa në Serbi, akoma udhëheqin njerëz si Daçiq, Gojkoviq  e Vuçiq – të gjithë këta funksionar edhe në kohën e Miloseviq.

“5 tetori ndodhi, mirëpo në Serbi asnjëherë nuk erdhi 6 tetori. Ra Milosheviqi si personalitet politik, por ai nuk u braktis si politikë e Serbisë. Përkundrazi, dy vjet e gjysmë më vonë u vra kryeministri Zoran Gjingjiq, ndërsa sot Serbia udhëhiqet nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Milosheviqit: Maja Gojkoviq e cila ishte zv.kryeministre në kohën e tij sot është Kryetare e Kuvendit të Serbisë; Ivica Daçiq, i cili ishte zëdhënësi i partisë së tij sot është Ministër i Punëve të Jashtme; ndërsa sekretari i atëhershëm i Partisë Radikale të Sheshelit, partnere kjo e koalicionit me Milosheviqin, si dhe ministri i informatave në qeverinë e asaj kohe, Aleksandar Vuçiq, sot është President i Serbisë.”, shtoi ai.

Kurti, ndjenë se 20 vite pas, gjendja e demokracisë në Serbi, është shumë më e rënduar se sa atëherë, duke lidhur këtë me zgjedhjet e fundit në Serbi, në të cilat Vuçiq, fitoi mbi 60% të votave.

“20 vjet më vonë, sot në Serbinë ‘demokratike’ ka shumë më pak opozitë sesa kurdoherë në dekadën e diktaturës së Milosheviqit.

Ata që merren me Vulinin që të mos merren me Vuçiqin, teksa fajësojnë vetëm Slobodanin, bëjnë edhe dëm përveçqë e kanë gabim.”, përfundoi shkrimin e tij Albin Kurti./Insajderi.com.