Kurti kthehet në Kosovë: Votimi – detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë

Kurti kthehet në Kosovë: Votimi – detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar sot në zgjedhjet parlamentare të cilat po zhvillohen në Shqipëri, njofton Insajderi.

Pas votimit në Tiranë, Kurti njoftoi se është kthyer në Kosovë, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Në postimin e tij, Kurti tha se votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë.

“U ktheva në Kosovë, por paradite isha në Shqipëri për të votuar. Demokracia është sistemi që shqiptarët gjithnjë kanë dashur, dhe votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë”, ka shkruar ai. /Insajderi.com