Kurti: Kur fiton Agimi fiton Mitrovica, kur fiton Valdetja fiton SHIK-u dhe Kadria

Kurti: Kur fiton Agimi fiton Mitrovica, kur fiton Valdetja fiton SHIK-u dhe Kadria

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qenë në Mitrovicë ku ka marrë pjesë në një tubim të kandidatit të AKR-së për kryetar të komunës në Mitrovicën e Jugut, Agim Bahtiri.

Kurti që folur në emër të Lëvizjes Vetëvendosje që e mbështetë Bahtirin e AKR-së në balotazh, ka thënë se vota për kandidaten e PDK-së, Valdete Idrizi është votë për SHIK-un.

“Kur fiton Agimi fiton Mitrovica dhe popullsia, kur fiton Valdetja fiton SHIK-u dhe Kadria”, ka thënë Kurti.

“Vota për Agimin është fitore e dyfisht sepse fiton Agimi dhe nuk fitojnë ata që humbën para 4 viteve. Agimi është këtu sot me juve dhe do të jetë gjithmonë me juve sepse Agimi ju thotë po qyetarëve dhe Mitrovicës, kurse Valdetja nuk mund ti thotë jo SHIK-ut në Mitrovicë”, ka shtuar ai./Insajderi.com