Kurti: LDK-ja parimisht ka pranuar koalicion me ne, nesër do të takohem me zyrtarë të saj

Kurti: LDK-ja parimisht ka pranuar koalicion me ne, nesër do të takohem me zyrtarë të saj

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili me partin e tij doli i pari në zgjedhjet e 6 tetorit, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) parimisht ka pranuar të kenë koalicion.

Në një intervistë në Opinion, Kurti ka thënë se gjatë ditës së nesërme kanë një takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmanin.

“Në parim kanë pranuar të kenë koalicion me ne dhe nesër do të kem një takim me të së bashku me Mustafën dhe me Vjosa Osmanin sepse nuk kemi zgjedhje tjetër, të dyja ishim në opozitë dhe do të jemi në pozitë pasi që populli e ka dashur këtë”, ka thënë Kurti. /Insajderi.com