Kurti: Marrëveshja me Serbinë do të duhej të bëhet gjatë mandatit të Biden e Borrell

Kurti: Marrëveshja me Serbinë do të duhej të bëhet gjatë mandatit të Biden e Borrell

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se marrëveshja mes Kosovës e Serbisë duhet të bëhet gjatë mandatit të presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe të përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, shkruan Insajderi.

Kurti tha se sa më herët që bëhet është më kollaj dhe më mire, ndërsa sipas tij sa më shumë që të vonohej marrëveshja atëherë do të jetë më e vështirë të arrihet.

“Unë theksova që në kuadër të mandatit të Borrell dhe Biden do të duhej të bëhet marrëveshja. Sa më herët që bëhet është më kollaj dhe më mirë. Duhet ta shfrytëzojmë fillimin e mandatit të Qeverisë sonë e të Biden që ta bëjmë këtë marrëveshje. Duhet bërë marrëveshja brenda mandatit të Biden dhe Borrell”, deklaroi Kurti.

Kurti është takuar sot me presidentin serb, Aleksadar Vuçiq në Bruksel./Insajderi.com