Kurti: Me Bulliqin vjen ndryshimi në Podujevë

Kurti: Me Bulliqin vjen ndryshimi në Podujevë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka ftuar qytetarët e Komunë së Podujevës, që të dielën ta votojnë kandidatin e kësaj partie, Shpejtim Bulliqin për ta ndryshuar situatën në këtë komunë, njofton Insajderi.

Kurti përmes një video mesazhi, fillimisht ka thënë se “frymën e një qeverisje të mirë që Lëvizja Vetëvendosje e ka treguar për katër muaj qeverisje, është koha që ta bartin atë në Komunën e Podujevës”.

Ai gjithashtu ka kritikuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, për keqqeverisje dhe braktisje të premtimeve, duke thënë “se me veprimet e tyre e thyen vendin në mbrapa në kohëra të zeza”.

Prandaj për ta ndëshkuar qeverisjen e keqe për këto 20 vite, Kurti ka thënë se data 29 nëntor është rastri idel për ta bërë fillimisht në Podujevë duke e votuar kandidatin e VV-së, Shpejtim Bulliqin.

Në fund Kurti ka folur edhe për profilin e Bulliqit, duke thënë se “ai ka integritet personal e profesional, është njeriu që nuk heshti ndaj të pa drejtës, duke kundërshtuar ish partinë e tij Lidhjen Demokratike të Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi”.

“Prandaj Bulliqi është zgjidhja e vetme dhe më e mirë për Komunën e Podujevës”, ka thënë në fund Kurti./Insajderi.com