Kurti me ministrat e VV-së ndahet nga LDK-ja, s’bëjnë homazhe të shtatorja e Rugovës

Kurti me ministrat e VV-së ndahet nga LDK-ja, s’bëjnë homazhe të shtatorja e Rugovës

Menjëherë pas ceremonisë së ngritjes së flamurit në oborrin e Qeverisë, kryeparlamnetarja Vjosa Osmani dhe ministrat e LDK-së kanë bërë homazhe te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Homazhe i udhëhoqi zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ndërsa ishin edhe Agim Veliu, Hykmete Bajrami, Besian Mustafa, Vlora Dumoshi dhe Anton Quni.

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e Vetëvendosjes nuk i janë bashkangjitur këtij aktiviteti.

Megjithëse, Kurti është paraparë të bëjë homazhe te varri i Rugovës pak më vonë.

Ndërsa LDK gjithashtu do të bëjë homazhe te varri në një aktivitet të ndarë partiak. /Insajderi.com