Kurti mundohet të shfajësohet për testet nga Serbia, thotë se ishte një kurth

Kurti mundohet të shfajësohet për testet nga Serbia, thotë se ishte një kurth

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është munduar të shfajësohet për pranimin e testeve nga Serbia, pasi u kritikua ashpër në Kosovë, për vendimin e tij që të mos refuzohet donacioni serb, shkruan Insajderi.

Sipas Kurtit, në rast se Kosova do t’i refuzonte ato teste, atëherë do të akuzohej për sjellje irracionale.

“Me të gjitha ministritë nuk po ngecim në asnjë nga detyrat, ato 1 mijë testet janë një gjest i Serbisë që nuk do të duhej të politizohej, nuk besoj që Serbia e ka rregulluar imazhin me këtë, nëse ka rregulluar imazh e ka bërë me ato marrëveshjet që drejtuesit e Kosovës nënshtroheshin. Sikur Kosova të refuzonte testet do të akuzohej për sjellje irracionale”.

“Kollaj ka mundur të jetë një lloj kurthe në të cilin ne nuk biem brenda, le të mos i politizojmë çështjet e tilla, duam raporte të mira fqinjësore”, ka deklaruar ai.  /Insajderi.com