
Kryeministri I ri I Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij të parë si kryeministër i vendit, ka falënderuar fillimisht të gjithë qytetarët që e kanë votuar dhe ata që së kanë votuar.
Ai ka thënë se që nga sot është kryeministër i të gjithëve dhe se do të punoj që të kthehen gjërat për së mbari.
Tutje Kurti ka premtuar barazi dhe drejtësi për të gjithë qytetarët, duke u shprehur se edhe anëtarët e qeverisë duhet ta ndjejnë peshën e përgjegjësisë, dhe ashtu duhet të jenë edhe deputetët.
Më pas Kurti ka porositur deputetet e pozitës që të jenë të kujdesshëm dhe mos të jenë arrogantë ndaj opozitës, sepse edhe ju ndëshkoheni nga populli.
Tutje ai ka thënë se “do të jetë kryeministër që do të udhëheq me parime dhe vendime të bazuara ne shkencë dhe fakte”.
“Në institucione jemi për të punuar, e jo për t’u shpërblyer, meqë qytetarët presin nga ju qe ju kanë votuar”.
Kurti gjithashtu ka thënë edhe që tani e tutje duhet një mendësi e re qeverisëse dhe me llogaridhënie para qytetarëve.
Ai ka kërkuar edhe bashkëpunim me opozitën e sidomos në çështjen me dialogut me Serbinë.
Në fund Kurti ka folur edhe për amanetin e paraardhësve, ku fillimisht ka vlerësuar kontributin e tyre, duke shtuar më pas që detyra jonë është që ta bëjmë një Kosovë siç e ka ëndërruar Hasan Prishtina, Ise Boletini e Azem Bjeta e Adem Jashari./Insajderi.com