Kurti në Romë, takohet me zyrtarë të shtetit italian – tregon çka bisedoi me ta

Kurti në Romë, takohet me zyrtarë të shtetit italian – tregon çka bisedoi me ta

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se ka pas një takim gjatë ditë së sotme me Ministrin e Punëve të Jashmte të Italisë, Drejtorin e Përgjithshëm për Bashkimin Evropian, z. Vincenzo Celeste, dhe Drejtorin për Ballkanin Perëndimor, z. Andrea Cascone.

Në një postim të tij në Facebook, Kurti ka shkruar se i ka falënderuar për përkrahen dhe bashkëpunimin e Italisë për Kosovën

“I falenderova për rolin, përkrahjen dhe ndihmën e Italisë për Kosovën, në luftë e në paqe, për siguri e për zhvillim”, ka shkruar Kurti.

Tutje Kurti ka shtuar se do t’i sforcojë bashkëpunimin me shtetin italian

“Diskutuam për marrëdhëniet ndërmjet shteteve në rajonin tonë, për sfidat e qeverisjes sonë të ardhshme dhe mbështetjen që mund të japë Italia, si dhe për sforcimin e integrimit evropian si forcë demokratizuese. Thellimi i bashkëpunimit me fqinjin më të madh të Ballkanit perëndimor dhe me popullin mik italian do të jenë në agjendë të qeverisë sonë të re”, ka shkruar Kurti. /Insajderi.com