Kurti nesër bën homazhe tek varri i Rugovës

Kurti nesër bën homazhe tek varri i Rugovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër (e mërkurë) do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, njofton Insajderi.

Përmes një komunikate për medie, nga Zyra e Kryeministrit po ashtu kanë bërë të ditur se Kurti do të bëjë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, te varri i veprimtarit, Adem Demaçi.

Kurti do t’i vizitojë edhe Varrezat e dëshmorëve në Velani – Prishtinë.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë e Zyrës së Kryeminstrit për agjendën e nesërme të Kurtit:

1.Kryeministri Albin Kurti me kabinetin qeveritar bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

VENDI: Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

KOHA: 08:00

2.Kryeministri Albin Kurti me kabinetin qeveritar bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan.

VENDI:Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan.

KOHA:  09:30

3.Kryeministri Albin Kurti me kabinetin qeveritar bën homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova në Prishtinë.

Vendi: Varrezat e dëshmorëve në Velani – Prishtinë.

Koha: 11:15

3.Kryeministri Albin Kurti me kabinetin qeveritar bën homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi në Prishtinë.

Vendi: Varrezat e dëshmorëve në Velani – Prishtinë.

Koha: 11:15

/Insajderi.com