Kurti: Nga sot vendimet i merr Ministria e Shëndetësisë

Kurti: Nga sot vendimet i merr Ministria e Shëndetësisë

Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti, në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka thënë se koha nëpër të cilën po kalon vendi nuk është aspak normale. Sipas tij, situata shëndetësorë që është krijuar nuk është aspak e mirë, shkruan Insajderi.

Kurti ka theksuar se për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nga sot vendimet për të gjitha veprimet rreth menaxhimit të situatës me koronavirus, do t’i merr Ministria e Shëndetësisë.

“Ne jemi të përkushtuar që të veprojmë para të bëhet vonë. Këto amsan preventive na kanë kushtuar pak. Gjykata në asnjë moment nuk e ka kontestuar legjitimitetin e masave që i kemi ndërmarrë, por vetëm ka konstatuar se të njëjta duhet të merrën nga MSH-ja, dhe jo për krejt territorin e Kosovës, por për komunat veç e veç”, tha Kurti, raporton Insajderi.

“Prej sonte marrja e vendimeve do të bëhet direkt nga MSH-ja. Vendimet do të merren për komunat e caktuara varësisht prej nevojave që vijnë nga IKSHPK-ja”, shtoi ai.

Me tutje Kurti theksoi se si shoqëri dhe si popull kanë përballuar sfida më të mëdha si kjo dhe këtë sfidë mund ta kalojnë, por vetëm bashkë. /Insajderi.com