Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi se “nuk e falin” krimin ekonomik.
Ai tha se ata që kanë krijuar pasuri në mënyrë joligjore duhet t’ia kthejnë shtetit, përcjell Insajderi.
“Ata që kanë fituar pasuri me ndershmëri e gëzofshin e ata që e kane fituar në mënyrë jo të ndershme duhet ta kthejnë”, tha Kurti në Kallxo Pernime.
Kurti ka shpalosur programin qeverisës ku tha se synojnë dy mandate 4+4. /Insajderi.com