Kurti-opozitës: Mos më rrëzoni edhe një herë

Kurti-opozitës: Mos më rrëzoni edhe një herë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e së premtes në Kuvend, ku është ftuar të raportojë për dialogun, i ka bërë thirrje partive opozitare që të mos bashkohen për ta rrëzuar sërish nga posti, njofton Insajderi.

Në fund të fjalimit, shefi i qeverisë iu drejtua deputetëve duke iu thënë se e ka një lutje.

“E kam veç një lutje në fund. Më keni rrëzu me parullat për antiamerikanizëm. Mos më rrëzoni edhe një herë se mandej…Faleminderit!”, ka thënë Kurti, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

E i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Mjaft me ankesa, je kryeministër që i ki krejt, bëjë çka ta merr mendja, veç dramë mos bëjë kryeministër, dramë e viktimizim mos bëjë, nuk është duke të rrëzuar askush, edhe në qoftë se duhesh me u rrëzu, do ta rrëzosh veten”, ka thënë Abdixhiku./Insajderi.com