Kurti – opozitës: Ose 80 vota për Vjosa Osmanin apo 500 mijë vota në kuti për Vetëvendosjen.

Kurti – opozitës: Ose 80 vota për Vjosa Osmanin apo 500 mijë vota në kuti për Vetëvendosjen.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar opozitës se ose duhet 80 vota për Vjosa Osmanin apo 500 mijë vota në kuti për Vetëvendosjen.

Ky reagim i Kurtit vjen pas situatës dramatike të krijuar të premten në Kuvendin e Kosovës.

“Ne nuk mund dhe nuk duam ta çojmë vendin në zgjedhje të serishme sepse ne duam ta zgjedhim Presidenten e re. Ata që nuk e duan zgjedhjen e Presidentes, ata që nuk e duan Presidenten, që kanë bërë e po bëjnë luftë speciale kundër saj, mund ta çojnë vendin në zgjedhje”, tha Kurti ndër tjerash në Facebook.

Situata në Parlament u krijua si e tillë, pasi u paralajmërua ndryshim-plotësimi i Ligjit të Zgjedhjeve.

Për këtë iniciativë, opozita tha se ndjehet e shantazhuar, ndërsa kreu i ekzekutivit pohoi sot se “ligji është i vonuar jo i nxituar”.

“Me anë të këtij Projektligji, synohet lehtësimi i realizimit të së drejtës elementare kushtetuese për votim dhe shprehje të vullnetit të qytetarëve të Republikës me të drejtë vote. Kjo e drejtë deri tani është penguar me qëllim dhe asnjë nga pushtetet e kaluara nuk e ka konsideruar të rëndësishme”, tha ndër tjerash Kurti. /Insajderi.com

 

Një projektligj i vonuar e jo i nxituar

Projektligji i mbrëmshëm është në funksion të garantimit të së drejtës së votës…

Posted by Albin Kurti on Friday, 2 April 2021