Kurti paralajmëron zgjedhje të reja nëse nuk plotësohet ky “kusht”

Kurti paralajmëron zgjedhje të reja nëse nuk plotësohet ky “kusht”

“Ose Vetëvendosje në Qeveri dhe unë Kryeministre, ose zgjedhje të parakohshme. S’ka kushte të tjera”.

Kështu deklaroi kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili është vetëshpallur si kryeministër i Kosovës pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Në një intervistë për ‘Real Story’ në “News24” Kurti ripërsëriti qëndrimin e tij ndërsa theksoi synimi i qeverisë së re VV-LDK do të jetë sigurimi i 12 ministrive.

“Është destinim i yni që ne të qeverisim bashkë me LDK. Ose Vetëvendosje në Qeveri dhe unë Kryeministre, ose zgjedhje të parakohshme. Ska kushte të tjera”, ka thënë Kurti. /Insajderi.com