Kurti: Partitë tjera japin premtime të mëdha sepse e kanë të sigurt humbjen

Kurti: Partitë tjera japin premtime të mëdha sepse e kanë të sigurt humbjen

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një tubim elektoral në Drenas. Kandidati për kryeministër nga ky subjekt politik, Albin Kurti ka premtuar përmirësim në sistemin e drejtësisë.

Kurti ka thënë se me qeverisjen e Vetëvendosjes të gjithë pasuritë e pushtetarëve që e kanë fituar jashtëligjshëm dhe pa ndërgjegjshëm do të konfiskohen dhe do tu kthehen qytetarëve.

“Pasuria  e qytetarëve është bërë pasuri e pushtetarëve por me qeverisjen e Vetëvendosjes do të konfiskohet pasuria e atyre që e kanë fituar jashtë ligjshëm dhe pa ndershme. Ne do shtojmë numrin e prokurorëve dhe gjykatësve. Në qeverisjen e Vetëvendosjes nuk do të ketë gjykatës që i mban katër seanca brenda ditës e që nuk e mban mend asnjë prej tyre”, është shprehur Kurti.

Kurti ka premtuar se në qeverisjen e ardhshme në Prishtinë do të ndërtohet stadiumi modern që i përmbush kriteret e UEFA-s.

“Qeveria e vetëvendosjes do të ndërtoj stadiumin në Prishtinë sipas kritereve të parapara nga UEFA”, ka thënë Kurti.

Kurti ka folur edhe për kundër kandidatët e tij për kryeministër, ai ka thënë se ata japin premtime të mëdha sepse e din që nuk do të bëhen kryeministër.

“Ata e bëjnë premtime të mëdha që nuk mund të i realizojnë pasi e dinë që nuk do bëhen kryeministër dhe nuk do të kenë nevojë të i japin llogari askujt për premtimet e tyre”, ka thënë Kurti.