Kurti pas takimit me Lajçak: Dialogu t’u adresohet çështjeve të pazgjidhura, jo të krijojë çështje të reja

Kurti pas takimit me Lajçak: Dialogu t’u adresohet çështjeve të pazgjidhura, jo të krijojë çështje të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit të sotëm me Emisarin e Posaqëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur vetë Kurti me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, në këtë takim ai tha se dialogu duhet të jetë parimor dhe i përgatitur mirë, dhe se në këtë dialog duhet të pranohet realiteti, të ketë baraza dhe të adresohen çështjet e pazgjidhura e jo të krijohen çështje të reja.

“Bisedime konstruktive me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak. E kam ripohuar se dialogu duhet të jetë parimor dhe i përgatitur mirë”, ka shkruar Kurti.

“Duhet të pranojë realitetin e të vërtetën, të jetë i barabartë dhe t’u adresohet çështjeve të pazgjidhura, e jo të krijojë çështje të reja”, shtoi më tej ai në Twitter. /Insajderi.com