Kurti pas takimit me shefin e EULEX-it: Duhet aktivizim shtesë i prokurorisë për luftimin e krimit

Kurti pas takimit me shefin e EULEX-it: Duhet aktivizim shtesë i prokurorisë për luftimin e krimit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit – EULEX, Lars Gunnar Wigemark, të cilët biseduan për situatën aktuale në Kosovë dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit.

Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media, Wigemark tha se EULEX-i është i përkushtuar për të vazhduar përkrahjen për institucionet dhe për forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Sipas një komunikate të Qeverisë, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet aktivizim më i madh i prokurorive të Kosovës në luftimin e krimit dhe korrupsionit./Insajderi.com