Kurti: Po të kishte qenë vaksina Pfizer ose Moderna nuk do ta kisha marrë i pari

Kurti: Po të kishte qenë vaksina Pfizer ose Moderna nuk do ta kisha marrë i pari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur kritikave të deputetëve të partive opozitare në seancën e së premtes në Kuvendin e Kosovës lidhur me vaksinimin kundër COVID-19, përcjell Insajderi.

Kurti ëshët shprehur se po të kishin arritur në Kosovë vaksinat anti-COVID’19 nga kompania Pfizer apo Moderna nuk do ta kishte marrë kurën i pari.

Ai ka theksuar se ka vendosur të vaksinohet i pari, jo për të dalë i pari, por për shkak se vaksina AstraZeneca, siç tha ai, ka një reputacion të lënduar në botë.

“Kam konsideruar që ta marrë i pari vaksinën AstraZeneca vetëm për shkak të reputacionit të saj të lënduar në botë jo vetëm në vendin tonë, kurfar qëllimi tjetër nuk ka pasur. Po të kishte qenë Moderna apo Pfizer nuk do ta kisha marrë i pari”, ka potencuar shefi i ekzekutivit./Insajderi.com