
Sot në Ditën Botërore të Sindromës Down, Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmani dhe të tjerë kanë vizituar qendrën e Down Sindrom Kosova, njofton Insajderi.
Kurti dhe Osmani patën rastin ta shohin ambientin, dhomat e terapisë dhe të njoftohen me disa fëmijë që angazhohen në ambientet e DSK. Ata po ashtu u informuan me aktivitetet që zhvillohen për t’i fuqizuar personat me sindromwn down.
Gjatë kësaj vizite, Kurti theksoi se do të punojnë për t’i fuqizuar sa më shumë personat me sindromën down dhe prindërit e tyre.
“Ne angazhohemi që të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht sfidave dhe nevojave që ata mund të kenë, ta zhvillojnë një jetë të dinjitetshme në vendin tonë, dhe në këtë drejtim do të shërbejmë e do të jemi bashkëpunëtorët e parë“, është shprehur Kurti./Insajderi.com