Kurti: Presidenti Thaçi është lloj noteri, nuk ka të drejtë ta mandatojë partinë tjetër

Kurti: Presidenti Thaçi është lloj noteri, nuk ka të drejtë ta mandatojë partinë tjetër

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur rreth kërkesës së Presidentit Thaçi për ta dërguar mandatarin për formimin e qeverisë.

Ai tha se presidenti është një figurë ceremoniale, një lloj noteri shtetëror i cili nuk ka të drejtë të formojë apo orientojë vullnet politik.

Kurti shprehet i bindur se presidenti nuk ka kompetencë që ta mandatojë një parti tjetër.

“Nëse presidenti do të mandatojë një parti tjetër, do t’i mbledhi këshilltarët e mi ligjorë dhe partinë. Por mendoj që presidenti nuk ka të drejtë ta bëjë atë”, tha ai në TV Dukagjin.

Megjithatë ai thotë se presidentit nuk do t’i përgjigjet, pa marrë fillimisht nga ai përgjigje në pyetjet e bëra.