Kurti pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, e falënderon për bashkëpunimin

Kurti pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, e falënderon për bashkëpunimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të mërkurën në një takim lamtumirës komandantin e Forcave paqeruajtëse të KFOR-it, Franco Federici, përcjell Insajderi.com.

Në këtë takim, ai ka falënderuar Federicin për kontributin në thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe bashkërendimin e veprimeve mes institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.

Albin Kurti në takimin lamtumirës me komandantin e KFOR-it.

Tutje, sipas njoftimit të Zyrës së  Kryeministrit të Kosovës, Kurti i ka shprehur mirënjohje për punën dhe rolin e rëndësishëm të komandantit të KFOR-it gjatë gjithë mandatit të tij në qëllimin e përbashkët për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

“Ai e falënderoi komandantin Federici për kontributin në thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe bashkërendimin e veprimeve ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për punën dhe rolin e rëndësishëm të Komandantit të KFOR-it gjatë gjithë mandatit të tij në qëllimin e përbashkët për ruajtjen e sigurisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim./Insajderi.com