Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se është e rëndësishme që vendi t’i ketë forcat e armatosura, por duhet të jenë të qarta disa gjëra

Kurti propozon marrëveshje me Shqipërinë për mbrojtje të përbashkët

Kurti propozon marrëveshje me Shqipërinë për mbrojtje të përbashkët

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se është e rëndësishme që vendi t’i ketë forcat e armatosura, por duhet të jenë të qarta disa gjëra

Ai ka thënë se Kosova duhet të ketë parasysh se Serbia nuk e njeh si shtet, ashtu siç na njohin Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia.

“Shpresoj që dikush nga Qeveria e ka shikuar se çfarë Ushtria ka Serbia. Forcat tona duhet të na mbrojnë nga ai që na sulmon, e në këtë rast është Serbia. Para se t’i sillni këto projektligje, a kishte studim për kundërvënie efikase për Serbinë nga Qeveria. Kjo e bon sulmin ndaj kundërshtarit të paleverdishëm. Forcat e armatosura duhet t’i referohen vendit. Duhet përshtatur zona e njësitë. Kohëzgjatja për formimin e Ushtrisë mund të zgjasë deri në 10 vjet, e kjo e bën më pak serioze”, ka thënë Kurti gjatë debatit për projektligjet për transformimin e FSK’së.

Tutje, ai ka thënë se Kosova duhet të bëjë marrëveshje me Shqipërinë për mbrojtje të përbashkët.

“Meqë forca e armatosur nuk do të jetë si duhet, duhet të bëjmë marrëveshje me Shqipërinë për mbrojtje të përbashkët. Se nëse ndodh lufta, institucionet duhet të jenë në nivel të detyrës. Islanda e ka një marrëveshje të tillë. Funksionarët duhet të kenë shkollim profesional. Duhet të kemi oficerë të shkolluar. Asnjë qeveri s’ka pasur program që vajza e djem t’i dërgojnë për studime në  akademi të famshme ushtarake. Duhet të shihet se çfarë edukimi patriotik kanë pjesëtarët e FSK’së. Shkollimi brenda është më i rëndësishëm për ta, se arma që mbajnë në duar”, tha tutje Kurti.