Kurti reagon ndaj deklartës së Vuçiqit: Gjenocidi, varret masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë

Kurti reagon ndaj deklartës së Vuçiqit: Gjenocidi, varret masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se maskara e Reçakut në Kosovë, është e trilluar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kurti ka shkruar se Vuçiqi nuk e kishte pranuar edhe masakrën e Srebrenicës ku tash është duke e mohuar edhe masakrën e Raçakut.

Kurti ka shtuar se gjenocidet, varret masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë.

“Ai nuk pranoi ta quante Srebrenicën një gjenocid, tani ai mohon masakrën e Reçakut. Ai dëshiron të kalojë në një të ardhme paqësore, pa pranuar krimet e së kaluarës. Por gjenocidi, varret masive dhe masakrat, janë e vërteta e Serbisë. Është koha për Vuçiqin të fillojë të merret me të”, ka shkruar Kurti. /Insajderi.com