Kurti: Rikthimi i qeverisjes së mirë i nevojshëm aq sa zgjedhjet e domosdoshme

Kurti: Rikthimi i qeverisjes së mirë i nevojshëm aq sa zgjedhjet e domosdoshme

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se rikthimi i qevrerisjes së mirë është i nevojshëm ashtu sikurse zgjedhjet që janë të domosdoshme, njofton Insajderi.

Sipas tij, vonimi i tyre po bëhet gjithnjë e më e pamundur.

Kështu u shpreh ai në një postim në Facebook, derisa bëri të ditur se Lëvizjes iu janë bashkuar edhe disa anëtare të reja.

”Florije Rexha dhe Valentina Rexha, nënë e bijë me prejardhje nga Gjakova, u anëtarësuan në VETËVENDOSJE!. I mirëprita në takim bashkë me aktivisten e Lëvizjes Esma Bunjaku”, shkruan ai.

“Lëvizja është shumica. Rikthimi i qeverisjes së mirë është aq i nevojshëm kurse zgjedhjet dhe ndryshimet janë të domosdoshme. E, vonimi i këtyre po bëhet gjithnjë e më i pamundur”, shprehet tutje Kurti. /Insajderi.com