Komike: Kurti argëton popullatën në mesnatë, shkarkon Avdullah Hotin (Dokument)

Komike: Kurti argëton popullatën në mesnatë, shkarkon Avdullah Hotin (Dokument)

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, iu hakmor Lidhjes Demokratike të Kosovës menjëherë pas votimit të mocionit për rrëzimin e tij dhe qeverisë që ai drejton.

Ai menjëherë ka marr vendim për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë, që vije nga LDK-ja, Avdullah Hoti.

Qeveria Kurti u rrëzua pas një debati prej 11 orësh, përmes një mocioni të ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pasi Kurti kishte shkarkuar në javën e kaluar ministrin e Punëve të Brendshme dhe Adminsitratës Publike, Agim Veliu, i cili është nënkryetar i LDK-së.

Një arsyetim tjetër i LDK-së, ishte dhe mos heqja e taksës pa kushte ashtu siç kërkonte ShBA-ja. /Insajderi.com

Fotografia e Arianit Beqiri