Kurti sot në Bruksel me delegacionin e tij, këto janë takimet që do t’i zhvillojë

Kurti sot në Bruksel me delegacionin e tij, këto janë takimet që do t’i zhvillojë

Kryeministri, Albin Kurti dhe delegacioni i Kosovës, të martën do të zhvillojnë mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit në Bruksel, përcjell Insajderi.com.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se gjatë ditës, delegacioni do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, ku do të diskutohet për marrëdhënien bilaterale mes Kosovës dhe BE-së.

“Me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Përfaqësuesin e Lartë të saj për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrel dhe Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi do të diskutohet mbi marrëdhënien bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kontekstin e marrëveshjes kontraktuale të Stabilizim-Asociimit si pjesë e procesit të integrimit të Republikës në Kosovës në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, së bashku me Kurtin janë edhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, zv.kryeministrja e dytë, Donika Gërvalla, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministry i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zv.ministrja e Drejtësisë, Nita Shala./Insajderi.com