Kurti takon ambasadorin norvegjez Grondahl

Kurti takon ambasadorin norvegjez Grondahl

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl, njofton Insajderi.

Ambasadori Grondahl e uroi Kurtin për detyrën e re dhe e përgëzoi për përbërjen e kabinetit të ri, posaçërisht për numrin e grave të emëruara.

Tutje, ai shprehu gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë e re dhe për t’i thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Kurti e falënderoi atë për vizitën dhe theksoi se qytetarët kanë nevojë për punësim e drejtësi, vendi ynë ka nevojë për demokraci e progres, dhe se këto janë prioritetet e Qeverisë.

Të dy u pajtuan se Norvegjia si partner i Kosovës mund të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Në fund të takimit, Ambasadori ftoi Kurtin për një vizitë zyrtare në institucionet e shtetit norvegjez dhe u dakorduan që ajo të realizohet në të ardhmen e afërt./Insajderi.com