Kurti takon shefin e OSBE-së, flasin për zgjedhjet lokale

Kurti takon shefin e OSBE-së, flasin për zgjedhjet lokale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim sot Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, transmeton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit, në këtë takim është biseduar për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Kurti ka thënë se është me rëndësi që zgjedhjet lokale të 17 tetorit të jenë zgjedhje të lira, demokratike dhe fer edhe në komunat me shumicë serbe.

“Gjatë takimit po ashtu u bisedua edhe për çështjen e përmirësimit të përkthimit në gjuhët zyrtare në mënyrë që qasja në informata, njoftime dhe të dhëna me interes publik të lehtësohet, si dhe për Qendrat mësimore të komuniteteve jo-shumicë dhe mundësitë e financimit të qëndrueshëm të tyre”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com