Kurti: Thaçi dhe Veseli me deklaratat e tyre e vulosën Sadri Rambajën si të burgosur politik

Kurti: Thaçi dhe Veseli me deklaratat e tyre e vulosën Sadri Rambajën si të burgosur politik

Deputeti i VV-së, Albin Kurti ka thënë se po bëhen gati 1 vit e gjysmë që asamblisti Sadri Ramabaja po mbahet padrejtësisht në burg.

Kurti në një postim në facebook ka shkruar se në seancën e fundit gjyqësore, Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli me deklaratat e tyre armiqësore kundër Sadriut e kanë vulosur atë si të burgosur politik.

Postimi i plotë:

Në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare sot u promovua libri “Liri për Dr.Ramabajën”.

Edhe pak mbushen një vit e gjysmë prej kur profesori, veprimtari dhe asamblisti Sadri Ramabaja po mbahet padrejtësisht në burg. Në seancën e fundit gjyqësore, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparalmentari Kadri Veseli, në deklaratat e tyre në cilësinë e dëshmitarëve, mbajtën qëndrim të skajshëm armiqësor kundër Sadriut duke e vulosur atë si të burgosur politik në shtetin e kapur të Kosovës.