Kurti thotë se është bartës i listës

Kurti thotë se është bartës i listës

Albin Kurti ka publikuar listën e 110 kandidatëve për deputetë. Thotë se pjesë e tyre është edhe ai.

Institucionet më të larta të drejtësisë dhe PZAP kishin marrë vendim që Albin Kurtit t’i ndalohet garimi në këto zgjedhje shkak i dënimit me burgim në vitin 2018 mbi akuzën e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Ai nuk i ka zëvendësuar emrat, kështu në faqen e tij figuron si kandidat për deputet.

Por, emri tij nuk do të figurojë edhe në listën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të kandidatëve që synojnë ulësen në Kuvendin e Kosovës. /Insajderi.com