Kurti thotë se ideja e për ndarjen e Kosovës ka dështuar – por nuk ka vdekur

Kurti thotë se ideja e për ndarjen e Kosovës ka dështuar – por nuk ka vdekur

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se ideja për ndarjen e Kosovës ka dështuar teksa ka shtuar se si ide ende nuk ka vdekur.

Kurti në konferencën “Zëri i Popullit” rreth “Finales së Madhe” falënderojë të gjithë ata, që sipas tij i rezistuan përpjekjes së Serbisë për t’a ndarë Kosovën, shkruan Insajderi.

“Së pari më lejoni që të ju falënderojë dhe të ju përgëzojë të gjithë juve të cilët i keni rezistuar përpjekjes së vazhdueshme të Serbisë, sidomos në këtë kohën e fundit për ndarjen e Kosovës”, ka thënë ai.

Kreu i VV ka thënë se projekti i ndarjes së Kosovës ka pasur disa emërtime duke theksuar idenë e presidentit Thaçi “korrigjim i kufirit”.

“Mund të themi që projekti i Serbisë për ndarjen e Kosovës ka dështuar, ndonëse ideja nuk ka vdekur. Projekti i Serbisë për ndarjen e Kosovës në Serbi është quajtur kufizim me shqiptarët, përkufizim ndërkaq në Kosovë korrigjim i kufirit me kompromis të dhimbshëm. Kemi pasur dy emërime për të njëjtën gjë – emërtimet e reja janë gjëra të vjetra”, ka deklaruar Kurti, shkruan Insajderi.com