Kurti thotë se javën e ardhshme arrijnë vaksinat tjera anti-COVID në Kosovë

Kurti thotë se javën e ardhshme arrijnë vaksinat tjera anti-COVID në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se javën e ardhshme do të arrijnë në Kosovë një pjesë nga 95 mijë vaksinat e premtuara nga Bashkimi Evropian, transmeton Insajderi.

Derisa po qëndron në Bruksel, Kurti për radio televizionin publik ka deklaruar se aktualisht nuk ka informata se sa doza të vaksinës vijnë në javën e parë të muajit maj.

“Ato të kontingjentit të parë janë harxhuar por kontinengjenti i radhës, do të vijë një pjesë e tyre në javën e ardhshme. Ky është një lajm i mirë për Kosovën mirëpo ne kemi nevojë edhe për më tepër vaksina në mënyrë që në fund të qershorit të vijë mërgata jonë në vendlindje”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, deri në fund të këtij viti, Kosova do të arrijë të vaksinojë 60% të popullatës.

Bashkimi Evropian ka konfirmuar nga mesi i këtij muaji se ka ndarë për Kosovën 95 mijë doza të vaksinës “Pfizer” në luftën kundër pandemisë COVID-19. /Insajderi.com