Kurti thur lavde për anëtarin e ri te VV-së, që u dyshua për tentim vrasje

Kurti thur lavde për anëtarin e ri te VV-së, që u dyshua për tentim vrasje

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka thurrur vargje për anëtarin e ri të Vetëvendosje, Ajvaz Berishën të njohur si komandant “Tigrin”, i cili dyshohej për vrasje në qendër të Prishtinës.

Kurti ka thënë se “Tigrin” e ka takuar disa herë në Drenicë në zyrën e UÇK-së dhe sipas tij, ai ishte i jashtëzakonshëm në luftë si dhe Adem Demaçin e ka dashur.

“Një pjesë e madhe që e kundërshtojnë Ajvaz Berishën, e që vijnë nga PANI, e kanë një hall që në Vetëvendosje erdhi komandanti i njësisë speciale. Po të shkonte ai në PDK, nuk do ta kritikonin” – ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë që Ajvaz Berishën pasluftës kanë provuar ta vrasin dhe kanë ndodhur situata të çuditshme, por ai është njeri kryengritës.

Ajvaz Berisha i ishte bashkuar LVV-së më 7 shtator të 2018-tes. Berisha në vitin 2000 ishte akuzuar nga prokuroria se i kishte mbajtur të kërcënuar dy vëllezërit e Besa Gashit me armë, por gjykimi 12-vjeçar kishte përfunduar në favor të tij. Ai ishte shpallur i pafajshëm nga të gjitha gjykatat vendore.

Insajderi kishte publikuar, historinë e Berishës pasi ai ishte anëtarësuar në VV. Historinë dhe akuzat për ndihmë në vrasje në tentativë, Berisha i kishte hedhur pas shpine.

Gjashtë vjet pas përfundimit të gjykimit 12-vjeçar, Berisha i ishte futur politikës. Ai është anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje, teksa aktivizimin e tij në politikë e shihte si sakrificën e tij të dytë për Kosovën, pasi që i ishte bashkuar UÇK-së në luftën e fundit.

Rasti i Berishës kishte ndodhur në vitin 2000, kur ai ishte akuzuar se kishte ndihmuar vëllanë e tij në tentim vrasjen e Besa Gashit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Berisha ishte akuzuar nga prokuroria se i kishte mbajtur të kërcënuar dy vëllezërit e Besa Gashit me armë, por gjykimi 12-vjeçar kishte përfunduar në favor të tij. Ai ishte shpallur i pafajshëm nga të gjitha gjykatat vendore.

Ai për Insajderin kishte deklaruar se është kthyer për herë të dytë që t’i ndihmojë Kosovës, pas herës së parë kur kishte qenë komandanti i Njësisë Speciale pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kësaj radhe kishte thënë se ishte kthyer për t’i ndihmuar vendit për arsyeje që siç thotë ai të copëtimit.

“Qysh jam kthyer prej Gjermanisë në luftë në Kosovë, ashtu jam kthyer përsëri për t’iu bashkuar Vetëvendosjes për shkak se po më duket se është duke u copëtuar Kosova e ajo po më dhemb mua se rruga më e lehtë ka qenë me vazhduar me qëndruar atje, por unë e kam zgjedhur rrugën e vështirë”, ka deklaruar Berisha, ish-dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe ish-konsul i përgjithshëm në Gjermani.

Ai thoshte se historia e tij nuk mund ta pengojë asgjë në rrugëtimin e tij të ri politik, madje shprehej se nuk ka asgjë të dyshimtë në historinë e tij kur gjykatat vendore kanë konfirmuar pafajësinë e tij./Insajderi.com/