Pas konferencës së LDK-së, ku u bë i ditur inicimi i mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, ky i fundit në një konferencë për media ka treguar dy tradhtitë e ministrit të Brendshëm tashmë të shkarkuar nga ai, Agim Veliut, shkruan Gazeta Insajderi.
Ai ka thënë se Veliu e ka tradhtuar Qeverinë dhe Policinë.
“Policia nuk është në gjendje të jashtëzakonshme, pse u dashka të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, kjo është e pashembullt, është tradhti ndaj vetë policisë së Kosovës që e ka kryer punën shkëlqyeshëm duke I zbatuar urdhrat sa i janë dhënë asaj”, ka thënë Kurti.
Kurti, po ashtu ka treguar se gjatë tërë kësaj kohe sa po përballemi me Koronavirus, Veliu ka mbajtur vetëm një mbledhje.
“Tradhtinë ndaj Qeverisë ku ishte anëtar dhe ndaj policisë në krye të së cilës u vu, nuk mund ta tolerojë”, ka theksuar Kurti./ Insajderi.com