Kurti tregon nëse u takua me Vuçiqin në Mynih

Kurti tregon nëse u takua me Vuçiqin në Mynih

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar  se nuk është takuar me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

“Unë nuk jam takuar me Vuçiqin. Kemi qenë në një tryezë të rrumbullakët, ku kanë qenë të ftuar të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti, pas pjesëmarrjes në një diskutim mbi mundësitë për Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Kurti.

Ky diskutim u zhvillua në margjina të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë, i cili nisi punimet të premten në Mynih, me pjesëmarrjen e rreth 35 udhëheqësve të shteteve dhe qeverive.

Megjithatë, Kurti pranoi se ka pasur tensione në tryezën e rrumbullakët.

Ata kanë qenë të ftuar në një tryezë të rrumbullakët nga udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

Kurse Vuçiq ka deklaruar  se është takuar me Kurtin dhe e ka cilësuar debatin si të “ashpër”.