Kurti tregon profilet e anëtarëve të bordit të ARKEP-it

Kurti tregon profilet e anëtarëve të bordit të ARKEP-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Bordi i ri i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare është ekipi më i kualifikuar që ky institucion ka pasur ndonjëherë, shkruan Insajderi.

Kurti në Facebook ka deklaruar se ka besim të plotë që ky bord do të jetësojë vizionin për zhvillimin e këtij sektori.

“Me një ekip profesionistësh e profesionistesh me përvojë në institucione, në industri dhe në akademi, jemi të bindur që ky është Bordi më i kualifikuar që institucioni i ARKEP-it ka pasur ndonjëherë, dhe kemi besim të plotë që ky Bord do të jetësojë vizionin për zhvillimin e sektorit”, ka shtuar ai.

Bordi i ri i ARKEP-it është votuar të enjten në Kuvendin e Kosovës.

Ky bord përbëhet nga:

  1. Nazim Rahimi – Inxhinier i Postës dhe Telekomunikacionit me 19 vjet përvojë në sektorin postar, në ministrinë e linjës dhe ARKEP;
  2. Shkumbin Hamiti – inxhinier i Telekomunikacionit e Informatikës me 17 vite përvojë pune në pozita udhëheqëse në Nokia. Hulumtues në akademi e industri me 12 patente për inovacionet e tij;
  3. Lule Ahmedi –Profesoreshë në Universitetin e Prishtinës me përvojë 25 vjeçare dhe dhjetëra publikime ndërkombëtare;
  4. Rrezarta Duraku Ajeti – Inxhiniere e Telekomunikacionit dhe Master në Administrim Biznesi, me 12 vite përvojë pune në Telekomin e Kosovës
  5. Arijan Qorolli – Ekonomist me 16 vite përvojë pune të analizë tregu në ARKEP./Insajderi.com